Rekomandimi për Shqipërinë, nuk do të thotë anëtarësim
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi se rekomandimi i dhënë për hapjen e negociatave me Shqipërinë nuk do të thotë anëtarësim në BE.
Presidenti i KE-së foli këtë të enjte para ligjvënësve grekë në Athinë. “Nuk duhet përsëritur përvoja e trishtë e tragjedive që zaptuan Ballkanin në vitet 1990. Ndasitë, sidomos ato që kanë të bëjnë me kufirin duhet të zgjidhen para se të ketë një anëtarësim të ri. Komisioni rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, por kjo nuk do të thotë se kemi dhënë një datë për anëtarësimin”, u shpreh ai. Sipas Juncker, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të gjykohen sipas kritereve të vendosura dhe ecurisë së reformave shtet-ndërtuese.