Keqpërdorime në memorialin e Mejës, Haradinaj kërkon nisjen e hetimeve
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj me anë të një letre iu ka drejtuar kryeprokurorit të Shtetit Aleksandër Lumezi që të nisë hetimet për keqpërdorimet që banorët kanë shprehur rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës.
Këtë letër Haradinaj e ka postuar në rrjetin social Facebook:
Sot, ju kam drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit Z. Aleksandër Lumezit që në mandatin e tij ligjor të fillojë menjëherë, në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimin për keqpërdorimet të cilat janë shprehur si shqetësim nga banorët rreth ndërtimit të Memorialit në Mejë të Gjakovës. Ne nuk do të lejojmë që keqpërdorimet e mundshme të degradojnë pastërtinë e përpjekjeve tona për çlirim dhe liri. Memorja jonë historike kombëtare është trashëgimi për brezat që vijnë. RH