Vjen edhe një lajm shumë me rëndësi për liberalizimin e vizave
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74538-vjen_edhe_një_lajm_shumë_me_rëndësi_për_liberalizimin_e_vizave
Ekipi vlerësues i Bashkimit Evropian nesër do të qëndrojë në Kosovës për të parë nga afër nëse është plotësuar kushti i fundit për liberalizimin e vizave – lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2018 04:40 Europe/Tirane
  • Vjen edhe një lajm shumë me rëndësi për liberalizimin e vizave

Ekipi vlerësues i Bashkimit Evropian nesër do të qëndrojë në Kosovës për të parë nga afër nëse është plotësuar kushti i fundit për liberalizimin e vizave – lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Takimin e parë ky ekip do ta zhvillojë me ministren e Integrimeve Europiane, Dhurata Hoxha.

Në intervistë për Rtv21, ministrja Hoxha ka thënë se ekipit të BE-së do t’ia dëshmojnë se Kosova e ka plotësuar edhe kushtin e fundit.

Ministrja Hoxha shprehet optimiste se Bashkimi Europian në qershor do ta japë rekomandimin për liberalizim të vizave.

Ndërsa, sipas saj, në fund të vitit qytetarët do të lëvizin pa viza.