Kosova kërkon statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74764-kosova_kërkon_statusin_e_vëzhguesit_në_organizatën_e_bashkëpunimit_islamik
Ministri i Jashtëm i Kosovës , Behgjet Pacolli po merr pjesë në Konferencën e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në Daka, Bangladesh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 06, 2018 14:03 Europe/Tirane
  • Kosova kërkon statusin e vëzhguesit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Ministri i Jashtëm i Kosovës , Behgjet Pacolli po merr pjesë në Konferencën e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, në Daka, Bangladesh.

Ai në këtë konferencë ka mbajtur takime të ndryshme me zyrtarë të shteteve  ndryshme duke folur kështu rreth anëtarësimit të Kosovës për në Interpol. Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OBI-it, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen. Ministri Pacolli kërkoi që Kosova të marrë statusin e vëzhguesit brenda kësaj Organizate, me synim që t’i shërbejë paqes, dhe të zhvillojë marrëdhënie miqësore me këtë pjesë të rëndësishme të botës. Sekretari i përgjithshëm i OBI premtoi se mbledhja e ardhshme do ta shqyrtojë si rast të veçantë statusin e Kosovës, ndonëse në Kartën themeluese të OBI, pjesëtarët e OBI-t duhet të jenë dhe anëtarë të OKB-së. Po sot, Ministri i jashtëm i Kosovës adresoi forumin e përbërë nga dhjetra ministra të jashtëm të organizatës së dytë ndërkombëtare më të madhe në botë, pas OKB-së, me 56 anëtarë dhe numër të madh shtetesh vëzhgues. Në fillim të fjalës së tij, z. Pacolli falënderoi mikpritësit, institucionet e Bangladeshit, vend që e ka njohur Kosovën, veçanërisht për solidaritetin ndaj popullsisë Rohinga, që po i nënshtrohet kohëve të fundit njëlloj spastrimi etnik ”dukurie që ne si popull e kemi provuar gjatë konfliktit të 1999”. Ministri i jashtëm kosovar i kërkoi 20 vendeve anëtare jo njohëse të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik ta njohin Kosovën, krahas 36 shteteve,  që e kanë bërë këtë hap gjatë dhjetë viteve.