Pas emërimit të kryeprokurorit, pritet ngritja e akuzave nga Specialja
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i74896-pas_emërimit_të_kryeprokurorit_pritet_ngritja_e_akuzave_nga_specialja
Me emërimin e Jack Smith si Kryeprokuror në Gjykatën Speciale, i është hapur rruga formalizimit të kësaj gjykate dhe ngritjes së aktakuzave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2018 07:32 Europe/Tirane
  • Pas emërimit të kryeprokurorit, pritet ngritja e akuzave nga Specialja

Me emërimin e Jack Smith si Kryeprokuror në Gjykatën Speciale, i është hapur rruga formalizimit të kësaj gjykate dhe ngritjes së aktakuzave.

Të paktën kështu po thotë avokati, Tahir Rrecaj që është edhe i akredituar nga Specialja për mbrojtjen e të akuzuarve. Rrecaj ka thënë për lajmi.net se aktualisht janë plotësuar të gjitha procedurat për ngritjen e aktakuzave. Me emërimin e Kryeprokurorit të ri të dhomave të specializuara, dhe me akreditimin e avokatëve mbrojtës janë plotësuar të gjitha parakushtet ligjore që procedurat për ngritjen e aktakuzave dhe procedurat e mëtejshme gjyqësore mund të zbatohen”, ka thënë avokati Rrecaj. Sipas tij  në vjeshtën e këtij viti do të ngriten aktakuzat e para. Rrecaj thotë se për funksionalizimin e Speciales nuk ka asnjë pengesë teknike dhe ligjore. Mund të jetë fillimi i vjeshtës besoj që deri kah vjeshta e këtij viti, Gjykata do të funksionalizohet dhe do të ngriten aktakuzat e para. Nuk ka më asnjë pengesë teknike as ligjore që të fillojë funskionalizimi i saj”, tha Tahir Rrecaj. Specialja kishte mbetur pa Kryeprokuror që nga 31 marsi i këtij viti, pas largimit të David Schëendiman. Gjykata Speciale u tentua të shfuqizohej nga deputetët e Kosovëës në fundin e vitit që lamë pas, duke thirru një seancë të jashtëzakonshme, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Kjo pasi në dy mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit nuk pati kuorum të mjaftueshëm, duke e dështuar këtë tentativë.