Britania e frikësuar nga bandat shqiptare të drogës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75090-britania_e_frikësuar_nga_bandat_shqiptare_të_drogës
Banda shqiptare që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60 për qind në tre vitet e fundit, duke ushqyer rritje të krimit të dhunshëm, shkruan prestigjiozja britanike "Times".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 10, 2018 13:32 Europe/Tirane
  • Britania e frikësuar nga bandat shqiptare të drogës

Banda shqiptare që kontrollojnë tregtinë e kokainës së pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60 për qind në tre vitet e fundit, duke ushqyer rritje të krimit të dhunshëm, shkruan prestigjiozja britanike "Times".

Në diskutimet e gjera për shpërthimin e dhunës në qytetet britanike, gazeta shkruan se "dhuna e bandave është përhapur gjithnjë e më shumë nga një qytet në tjetrin përfshirë ato bregdetare dhe fshatrat ruralë, në përputhje me rritjen e mprehtë të kokainës të sjellë nga mafia shqiptare nëpërmjet lidhjeve me kartelet e Amerikës Latine". Nga të dhënat e "The Times" thuhet se bandat shqiptare kanë rritur kontrollin e kontrabandës me shumicë të kokainës. Një rritje e sulmeve me thikë, e të shtënave me armë dhe krimit të dhunshëm, kanë ndodhur gjatë të njëjtës periudhë 3 vjeçare. Qeveria e Britanisë së Madhe thotë se pastërtia e kokainës që po sillet në vend, është një nga arsyet e rritjes së dhunës. Një tabelë liston më shumë se 4,600 bandat më të rrezikshme të krimit të organizuar që veprojnë në Britani sot - të kompletuar me kombësitë e tyre. Ajo zbulon që shqiptarët lanë pas rumunët për herë të parë në vitin 2017, por grupet kriminale britanike të tregtisë së kokainës, mbeten më të përparuara.