"Thaçi na mori fytyrën në Berlin"
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75114-thaçi_na_mori_fytyrën_në_berlin
Deputeti i “Alternativës”, Ilir Deda ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon normalizim të raporteve me Serbinë, derisa ky shtet nuk po i lejon deputetët dhe sportistët e këtij vendi të hynë në territorin e tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 10, 2018 18:26 Europe/Tirane

Deputeti i “Alternativës”, Ilir Deda ka theksuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po kërkon normalizim të raporteve me Serbinë, derisa ky shtet nuk po i lejon deputetët dhe sportistët e këtij vendi të hynë në territorin e tij.

Ai në emisionin “Debat Plus”, me gazetarin Ermal Panduri ka theksuar se Serbia në ditën e Evropës po bën veprime fashiste në raport me Kosovës, të cilat sipas tij, nuk po marrin përgjgijen e duhur nga Prishtina zyrtare. “Kryetari i Kosovës si president dinjitoz do të duhej që dje në takimin me kryeministren më të fortë të Evropës me shpreh zhgënjimin me veprimet e Serbisë. Por, paramendoje ai pavarësisht këtyre gjërave kërkon që të harrohet e kaluara dhe të vazhdohet të shihet në të ardhmen”, ka shtuar Deda. /Telegrafi/