Kush e detyron Serbinë t’i tregojë varrezat masive?!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75136-kush_e_detyron_serbinë_t’i_tregojë_varrezat_masive_!
Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, ka bërë me dije se Serbia vetëm e detyruar nga bashkësia ndërkombëtare mund të tregojë për fatin e personave të zhdukur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 11, 2018 06:59 Europe/Tirane
  • Kush e detyron Serbinë t’i tregojë varrezat masive?!

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenk Gjetaj, ka bërë me dije se Serbia vetëm e detyruar nga bashkësia ndërkombëtare mund të tregojë për fatin e personave të zhdukur.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se BE-ja duhet ta kushtëzojë integrimin evropian të Serbisë me çështjen e personave të zhdukur. 

Gjetaj ka treguar se hapja e arkivave ushtarake dhe policore serbe do ta ndihmonte shumë këtë proces.

Mirëpo, sipas tij, këto arkiva mund të hapen vetëm me lejen e politikës serbe.

Gjetaj është shprehur i bindur se ky vullnet i Serbisë nuk vjen në shprehje pa një presion të madh ndërkombëtar.