Ngjarje si në filma në Prishtinë, tre policë të lënduar rëndë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75416-ngjarje_si_në_filma_në_prishtinë_tre_policë_të_lënduar_rëndë
Tre policë janë lënduar rëndë pas një përleshje me një grup hajnash në Prishtinë, që në orët e hershme të mëngjesit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 14, 2018 08:04 Europe/Tirane
  • Ngjarje si në filma në Prishtinë, tre policë të lënduar rëndë

Tre policë janë lënduar rëndë pas një përleshje me një grup hajnash në Prishtinë, që në orët e hershme të mëngjesit.

Disa persona kishin hyr për të plaçkitur në një depo në dalje të Prishtinës në rrugën që qon në Mitrovicë, por aty ka ndërhyrë policia, raportojnë burime të Tribuna Channel

Përleshje fizike kishte mes tyre e madje grupi plaçkitës edhe ka shtënë me armë.

Në përleshje kanë reaguar edhe persona të tjerë civile që besohet se janë pronarët e objektit ku po zhvillohej plaçkitja.

Tribuna Channel mëson se ndërkohë pikërisht në këtë vend, ka ndodhur edhe një aksident trafiku, teksa njerëzit janë habitur duke shikuar çfarë po ndodh. http://www.gazetatribuna.com