Perëndimi i ka ofruar Vuçiqit një plan për Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75490-perëndimi_i_ka_ofruar_vuçiqit_një_plan_për_kosovën
Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore i kanë paraqitur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 15, 2018 07:30 Europe/Tirane
  • Perëndimi i ka ofruar Vuçiqit një plan për Kosovën

Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore i kanë paraqitur presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Kështu së paku shkruan mediumi serb “Blic” sipas të cilit medium, plani është më i mirë për Serbinë sesa të gjitha ata të mëparshmit, por që ende nuk është i pranueshëm për Vuçiqin.

“Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore kanë paraqitur parimet e tyre, por për ne nuk është mjaftueshëm i mirë”, citohet një burim i këtij mediumi, përcjell Telegrafi.

Mediumi në fjalë shkruan se burimi në fjalë është i njohur me hollësitë e propozimit ka thënë se sipas planit në fjalë, Asociacioni i Komunave Serbe do të ketë një statut, por nuk dihet se çfarë do të jetë statusi i tij.

Siç raportojnë tutje mediat serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq nuk ishte i kënaqur me planin dhe se ai ende nuk i është përgjigjur propozuesve.

Po sipas tyre, se propozimi gjendet në tryezën e presidentit serb që para kohës se ai të nisej për në Moskë, dhe supozohet se Vuçiq foli për këtë edhe me presidentin rus Vladimir Putin dhe e informoi atë për qëndrimin e Serbisë. /Telegrafi/