Legal në Prishtinë e ilegal në Zveçan
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75602-legal_në_prishtinë_e_ilegal_në_zveçan
Legal në Prishtinë e ilegal në Zveçan. Ky është rasti i Ivan Todosijeviqit, njofton Klan Kosova.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 16, 2018 08:30 Europe/Tirane
  • Legal në Prishtinë e ilegal në Zveçan

Legal në Prishtinë e ilegal në Zveçan. Ky është rasti i Ivan Todosijeviqit, njofton Klan Kosova.

Të parin post e ka si ministër i pushtetit lokal nën Sistemin e Kosovës, kurse në atë të Serbisë, tash e sa vite kryen detyrën e të parit të Komunës së vogël që funksionon me rregullat e Beogradit.

Në fund të muajit shkurt, Todosijeviq që është pjesë e Listës serbe, u pa duke pranuar donacione nga Beogradi, si shef i pushtetit lokal që punon me sistemin serb.

Postin që ai e mban në Zveçan e shfaq dhe faqja zyrtare e asaj që serbët e quajn Organi i Përkohshëm Qeverisës për komunën në veri të shtetit kosovar.