20 vjeçari bie dhe zhduket në lumin Erzen
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i75910-20_vjeçari_bie_dhe_zhduket_në_lumin_erzen
Një 20 vjeçar është zhdukur në ujërat e lumit Erzen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2018 06:11 Europe/Tirane
  • 20 vjeçari bie dhe zhduket në lumin Erzen

Një 20 vjeçar është zhdukur në ujërat e lumit Erzen.

Policia e Shtetit me një njoftim të saj ka dhënë detaje për incidentin ku dy turistë vendas ranë në kanionin e lumit teksa po vizitonin zonën e shpellës së “Pëllumbasit”.

Mësohet se shtetasi F. D., rreth 21 vjeç, u nxor nga gryka e kanionit, dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa shtetasi “Xh.S 20 vjeç ka rënë në ujë dhe rezulton i zhdukur. Kërkimet do rifillojnë nesër në mëngjes nga Polumbaret e Reneas , tek gryka lumit Erzen.