Krimineli kthehet në skenën e krimit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i76068-krimineli_kthehet_në_skenën_e_krimit
Politikani ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, tha të hënën se ka blerë shtëpi në Hërtkovci - fshat i Serbisë pranë kufirit me Kroacinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 21, 2018 14:34 Europe/Tirane
  • Krimineli kthehet në skenën e krimit

Politikani ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, tha të hënën se ka blerë shtëpi në Hërtkovci - fshat i Serbisë pranë kufirit me Kroacinë.

Në këtë vend, sipas gjykimit përfundimtar të Gjykatës së Hagës, Sheshel ka kryer krim lufte në vitin 1992, duke bërë thirrje për përndjekjen e kroatëve lokalë, për çka edhe është dënuar me dhjetë vjet burgim. Në një konferencë për gazetarët në Beograd, Sheshel, kryetar i Partisë Radikale Serbe, tha se në shtëpinë e tij në Hërtkovci do të jetë zyra e komitetit lokal të radikalëve. Organet shtetërore nuk njoftuan zyrtarisht nëse Sheshel ka blerë vërtet pronë në Hërtkovci. Përfaqësues të Komunës Ruma, ku ndodhet Hërtkovci, thanë për mediat se në regjistrat zyrtarë aktualisht nuk ka prona nën mbiemrin Sheshel.