Asociacioni serb, rrezik për fazën finale të dialogut
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i76362-asociacioni_serb_rrezik_për_fazën_finale_të_dialogut
 Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahri, ka bërë me dije se lënia e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për fazën finale të dialogut ndërmjet dy shteteve paraqet rrezik për Kosovën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 25, 2018 03:28 Europe/Tirane
  • Asociacioni serb, rrezik për fazën finale të dialogut

 Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahri, ka bërë me dije se lënia e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për fazën finale të dialogut ndërmjet dy shteteve paraqet rrezik për Kosovën.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka treguar se në këtë fazë Serbia mund të kërkojë kompetenca shtesë për asociacionin. Tahiri i ka ftuar subjektet politike për konsensus nacional rreth kësaj çështje. Ajo ka treguar pse këtë fazë të dialogut duhet ta udhëheqë presidenti Hashim Thaçin dhe për këtë pikë u ka bërë thirrje partive për konsensus. Sipas Tahirit, kjo duhet të ndodhë për arsye kushtetuese dhe për shkak të përvojës së madhe në negociata që ka presidenti Thaçi.