Avramopulos: Forcojmë kontrollet, jo kamp në Shqipëri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i78364-avramopulos_forcojmë_kontrollet_jo_kamp_në_shqipëri
Në një kohë kur emigracioni është kthyer në debatin kryesor në Europë, liderët e disa vendeve të BE-së do të diskutojnë të dielën mbi mundësitë e reformimit të mekanizmave që shërbejnë për menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 20, 2018 14:49 Europe/Tirane
  • Avramopulos: Forcojmë kontrollet, jo kamp në Shqipëri

Në një kohë kur emigracioni është kthyer në debatin kryesor në Europë, liderët e disa vendeve të BE-së do të diskutojnë të dielën mbi mundësitë e reformimit të mekanizmave që shërbejnë për menaxhimin e krizës së azil-kërkuesve.

Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Evropian, ndërsa deri më tani konfirmohet se Presidenti Junker ka ftuar krerët e shteteve dhe qeverive nga Greqia, Italia, Gjermania, Bullgaria, Malta, Austria, Spanja dhe Franca. Deri më tani ka propozime të shumta nga vendet anëtare, por nuk dihet ende se çfarë plani do të ndiqet. Në tërësi, pritet të potencohet ideja e ndarjes së konceptit midis 'refugjatëve ekonomikë' dhe refugjatëve që kanë nevojë për mbrojtje. Gjithashtu do të forcohen mekanizmat e dërgimit të mesazhe për të mos ndërmarrë udhëtime të rrezikshme. Sa i përket Ballkanit, mendohet se do të ketë përpjekje për të forcuar masat e sigurisë në kufij si dhe shmangien e rikthimit të rajonit si një rrugë tranzit, pas uljes drastike të fluksit. Një ditë më parë, Komisioneri i Emigracionit dhe Çështjeve të Brendshme, Dimitris Avaramopulos, mblodhi në Bruksel Ministrat e Brendshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës për mediat, Avramopulos ju përgjigj prerë gazetarëve se nuk është diskutuar mbi idenë e ndërtimit të një kampi, as në Shqipëri dhe as në një vend tjetër." Asnjë iniciativë e tillë nuk u diskutua, as për Shqipërinë dhe as për ndonjë vend tjetër. Ajo për të cilën ne folëm, ishte mënyrat se si mund t'i kundërpërgjigjemi sfidave të emigracionit të jashtëligjshëm."