Gharibabadi: Siguria e Ngushticës së Hormuzit garnatohet vetëm nga Irani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i178508-gharibabadi_siguria_e_ngushticës_së_hormuzit_garnatohet_vetëm_nga_irani
ParsToday - Sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi ndaj dërgimit të anijeve ushtarake franceze dhe britanike në rajon dhe theksoi: "Siguria e Ngushticës së Hormuzit garantohet vetëm nga Irani".
(last modified 2026-05-11T18:27:08+00:00 )
May 11, 2026 20:25 Europe/Tirane
  • Kazem Gharibabadi, sekretar për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme e Iranit
    Kazem Gharibabadi, sekretar për Çështje Ligjore dhe Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme e Iranit

ParsToday - Sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi ndaj dërgimit të anijeve ushtarake franceze dhe britanike në rajon dhe theksoi: "Siguria e Ngushticës së Hormuzit garantohet vetëm nga Irani".

Sipas ParsToday, Kazem Gharibabadi, sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha: "Franca ka njoftuar se ka dërguar aeroplanmbajtësen "Charles de Gaulle" në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit për një mision të përbashkët me Londrën me qëllimin e supozuar të "forcimit të lirisë së lundrimit", dhe Britania gjithashtu po dërgon një anije luftarake në rajon".

Ai theksoi: "Vendosja e anijeve jashtë-rajonale rreth Ngushticës së Hormuzit, me pretendimin për të mbrojtur transportin detar, po përshkallëzon krizën dhe po militarizon një rrugë ujore jetësore".

Gharibabadi në vazhdim vlerësoi se burimi i pasigurisë në rajon është "përdorimi i paligjshëm i forcës, kërcënimet ndaj shteteve bregdetare dhe bllokada detare".

Ai sqaroi: “Ngushtica e Hormuzit nuk është pronë e përbashkët e fuqive transrajonale, prandaj Irani, si një vend bregdetar, ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin dhe të përcaktojë rregullimet ligjore për mënyrën e funksionimit të këtij korridori detar".

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi: "Prania e anijeve nga Franca, Britania ose çdo vend tjetër për të shoqëruar veprimet e paligjshme të SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit do të përballet me një "përgjigje vendimtare dhe të menjëhershme" nga forcat e armatosura iraniane".

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip