Tjetër lëkundje tërmeti në Tiranë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i79076-tjetër_lëkundje_tërmeti_në_tiranë
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 18:36 minuta në Tiranë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 04, 2018 16:23 Europe/Tirane
  • Tjetër lëkundje tërmeti në Tiranë

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 18:36 minuta në Tiranë.

Sipas, Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti me magnitudë 3.5 ballë ishte me epiqendër 24 kilometra në Veriperëndim të kryeqytetit, pranë Fushë Krujës, me një thellësi prej 5 kilometrash, transmetojnë mediat shqiptare. Tirana, por edhe qytete të tjera të vendit u goditën nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5 ballë mesditën e sotme, i cili është shoqëruar nga dhjetëra lëkundje më të lehta. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka dhënë informacion në lidhje me dëmtimet e konstatuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë. Sipas të dhënave të grumbulluara deri në orën 12:30 nga Qendra Kombëtare Operacionale e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, janë raportuar 7 raste dëmtimesh. Ministria thotë se nga verifikimet e deritanishme në qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat dhe Kukës nuk ka raportime për dëme materiale. Fatmirësisht nuk ka as persona të lënduar. Ministria e Mbrojtjes deklaroi zyrtarisht se tërmeti ishte me intensitet 6 ballë me magnitudë 5.1. Epiqendra e tërmetit ishte në Hamallaj.