Lugina e Preshevës kërkon përfshirje në bisedimet Kosovë-Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i79401-lugina_e_preshevës_kërkon_përfshirje_në_bisedimet_kosovë_serbi
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkesa konkrete për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 14, 2018 15:05 Europe/Tirane
  • Lugina e Preshevës kërkon përfshirje në bisedimet Kosovë-Serbi

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkesa konkrete për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Këshilltarët shqiptarë nga tri komunat në Luginën e Preshevës kanë miratuar sot Deklaratën politike me të cilin kërkojnë që Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të jetë i përfshirë edhe statusi politik i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ata po kërkojnë reciprocitete me serbët e veriut të Kosovës, kërkesë kjo që ditë më parë ka irrituar autoritetet serbe. Në deklaratë më tutje shtohet se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinë. Shqiptarët e Luginës thonë se në Serbi janë minoriteti më i diskriminuar ndërsa presin që të kenë e të ushtrojnë funksione qeveritare në Beograd.