Maqedoni: Festime për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO
Nën moton “Shkojmë përpara, Maqedonia në BE dhe NATO”, sot në 15 qytete nëpër Maqedoni do të festohet marrja e ftesës për anëtarësim me NATO.
Festën e madhe qytetare e organizon Qeveria e Republikës së Maqedonisë, kurse është paralajmëruar shfaqje e rreth 40 yjeve muzikore të Maqedonisë. “Maqedonia fitoi ftesë të bëhet anëtare e NATO-s dhe ka datë për bisedime me Bashkimin Evropian. Luftuam për të ardhme të sigurt. Vjen koha për shpresë, në fitore e në krenari. Është koha e sigurisë”, thuhet në programin e shpallur në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Për organizimin e gjithë këtyre evenimenteve do të sigurohen mjete nga buxheti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kurse shuma, siç informojnë nga atje, do të publikohet menjëherë kur të mbarojnë të gjithë llogaritë. Bisedimet për anëtarësim në NATO nisin me marrjen e ftesës. Por Maqedonia duhet të finalizojë marrëveshjen me Greqinë deri në mars të vitit 2019. Bisedimet para aderuese të Maqedonisë për anëtarësim në NATO tani më mund të konsiderohen si të nisura që nga momenti i marrjes së ftesës për anëtarësim. James Mackey nga departamenti i çështjeve politike dhe të sigurisë pranë NATO-s do të jetë përfaqësuesi kryesor i Aleancës Veritlantike në bisedimet para anëtarësimit. Bisedimet pritet të përfundojnë më së voni deri në mars të vitit 2019, ndërsa deri atëherë Maqedonia do të duhet ta finalizojë Marrëveshjen me Greqinë për emrin, me qëllim që vendet anëtare të NATO-s të nisin ratifikimin e protokollit aderues. Procesi i tërësishëm i anëtarësimit pritet të përfundojë brenda 1 viti e gjysmë. Koordinatori kombëtar për përgatitjen e Maqedonisë për hyrje në NATO Stevo Pendarovski thotë se për Maqedoninë detyrë më konkrete është implementimi deri në fund i marrëveshjes me Greqinë. "NATO-ja do të na vlerësojë nëpër këtë prizëm, nuk do të jetë e mjaftueshme t'i plotësojmë vetëm kushtet juridike, teknike ushtarake, por edhe politike”, ka deklaruar Pendarovski.