Serbia, Maqedonia, Bosnja e Mali i Zi i përgjigjen bashkë Kosovës?
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i79574-serbia_maqedonia_bosnja_e_mali_i_zi_i_përgjigjen_bashkë_kosovës
Ministrat e obliguar për tregti, bujqësi dhe ekonomi nga katër shtete të Ballkanit, do të kenë të mërkurën në Beograd mbledhje, ku do të shqyrtohet gjendja e sapokrijuar, pasi që Kosova vendosi masa mbrojtëse për eksport për disa lloje të pemëve, perimeve dhe drithërave.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 20, 2018 14:55 Europe/Tirane
  • Serbia, Maqedonia, Bosnja e Mali i Zi i përgjigjen bashkë Kosovës?

Ministrat e obliguar për tregti, bujqësi dhe ekonomi nga katër shtete të Ballkanit, do të kenë të mërkurën në Beograd mbledhje, ku do të shqyrtohet gjendja e sapokrijuar, pasi që Kosova vendosi masa mbrojtëse për eksport për disa lloje të pemëve, perimeve dhe drithërave.

Nikoqir i takimit do të jetë ministri serb, Rasim Ljajiq, njoftoi Tanjugu. Në takimin do të marrin pjesë ministri i Bujqësisë i Maqedonisë, Lupço Nikollovski, ministrja malazeze e Ekonomisë, Dragica Sekuliq dhe ministri i Tregtisë dhe Marrëdhënieve Ekonomike i BeH-së, Mirko Sharoviq. Pritet qëndrim i përbashkët për vendimin e ri të Kosovës, e cila para dy ditëve filloi të zbatojë doganë mbrojtëse prej 30 për qind të importit të disa llojeve të pemëve, perimeve dhe drithërave. Ljajiq dje tha se do të kërkojë mbledhje urgjente me ministrat resorë të BeH-së dhe të Maqedonisë, si dhe seancë urgjente të CEFTA-s me rastin e vendimit të Prishtinës zyrtare.