Tetë vjet nga legaliteti i pavarësisë së Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i79627-tetë_vjet_nga_legaliteti_i_pavarësisë_së_kosovës
Kosova shënon sot tetë vjet që nga legaliteti i deklaratës së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 22, 2018 14:43 Europe/Tirane
  • Tetë vjet nga legaliteti i pavarësisë së Kosovës

Kosova shënon sot tetë vjet që nga legaliteti i deklaratës së pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në një postim në rrjetin social Facebook tha se ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare.

"Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB",- ka shkruar Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës.

“Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, thuhet në postim.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, para tetë viteve vlerësoi se përpjekjet tona historike ishin të drejta.

“Ky vendim i rëndësishëm hapi rrugë për të ndërtuar Kosovën shtet modern që aspiron integrimet euro-atlantike. Ne kemi ende punë për të bërë, por progresi nuk do të ndalet. Me dhënien e dritës së gjelbër për liberalizim të vizave vuloset e ardhmja jonë në familjen e shteteve paqedashëse dhe demokratike. Kosova në tërësinë e saj të plotë territoriale është faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon dhe më gjërë”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, tetë vite më parë pati dhënë mendimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në harmoni me të Drejtën Ndërkombëtare.