Daçiç: Ndryshim i madh i qëndrimit të SHBA për Kosovën!
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i79811-daçiç_ndryshim_i_madh_i_qëndrimit_të_shba_për_kosovën!
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë zgjidhje të re për Kosovën, por se kanë ndryshuar qasjen dhe se kanë “hapur derën” për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2018 15:11 Europe/Tirane
  • Daçiç: Ndryshim i madh i qëndrimit të SHBA për Kosovën!

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se SHBA-të nuk kanë zgjidhje të re për Kosovën, por se kanë ndryshuar qasjen dhe se kanë “hapur derën” për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit.

“Kjo do të thotë se kanë hapur derën për kërkimin e një zgjidhje të re të kompromisit për të cilën SHBA-të nuk kanë qenë të gatshëm në vitet e kaluara, meqë konsideronin se kjo çështje është e mbyllur. SHBA-të fuqishëm mbështesin dialogun dhe këmbënguljet tona janë që të arrihet deri te kompromisi. Ky është një ndryshim i madh”, u tha Daçiç gazetarëve në Beograd. Ministri serb tha se politika amerikane ndaj Serbisë dhe Kosovës deri tani ka qenë në “autopilot”, por se ajo është ndryshuar me ardhjen e ndihmësit të ri të sekretarit shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, Ves Mitchel. Ai shtoi se nuk ka kurrëfarë gjasash që procesi i negocimit të përfundojë me dhënien e ulëses për Kosovën në OKB ose njohjen e Kosovës. Ambasadori i SHBA-ve në Serb, Kyle Randolph Scott, u tha gazetarëve se qëndrimi amerikan ka qenë dhe ende është që zgjidhja stabile lidhur me Kosovën doemos duhet të gjendet përmes negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës.