Vritet avokati i Sllobodan Milloshevic
Ish avokati i diktatorit serb Sllobodan Milloshevic është vrarë me armë zjarri përballë shtëpisë së tij në Beograd.
Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters të lajmeve ministria e brendshme e Serbisë njoftoi se Dragosllav Oganianovic, 57 vjeçar është vrarë përballë apartamentit të tij në lagjen Novi Biograd të kryeqytetit. Në këtë ngjarje djali i tij 26 vjeçar është plagosur në krah. Ai ka qenë një prej avokatëve të mbrojtjes së Sllobodan Milleshvic në vitin 2000. Millosheviçi ka vdekur në një prej burgjeve të Serbisë përpara sesa gjykata të shpallë verdiktin për të në vitin 2006. Thuhet se Obanianovic pas kësaj dosjeje ka ndjekur dosjet e disa kriminelëve të njohur në Serbi. Kohët e fundit shumë pjesëtarë të bandave kriminale të Serbisë dhe Malit të Zi janë vrarë në Beograd që sipas burimeve të policisë serbe vrasja e tyre ka ardhur për shkak të luftës për pushtet.