Regjimi sionist synon ndërtimin e një sistemi të ri raketor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i80625-regjimi_sionist_synon_ndërtimin_e_një_sistemi_të_ri_raketor
Ministri i luftës i regjimit sionist, njoftoi se Tel Avivi është përkushtuar seriozisht në ndërtimin e një sistemi të ri raketor që mund të godasë çdo pikë në Lindjen e Mesme. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 28, 2018 05:10 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist synon ndërtimin e një sistemi të ri raketor

Ministri i luftës i regjimit sionist, njoftoi se Tel Avivi është përkushtuar seriozisht në ndërtimin e një sistemi të ri raketor që mund të godasë çdo pikë në Lindjen e Mesme. 

Avigdor Liberman, ministër i luftës i regjimit sionist ka thënë: Industria e mbrojtjes dhe ajo ushtarake e Izraelit pas disa vitesh do të prezantojë sistemin e ri raketor të ushtrisë izraelite që do të ketë kapacitet të qëllojë çdo pikë në rajonin e Lindjes së Mesme. Kontratat për prodhimin e këtij sistemit të ri raketor, kapin vlerën e dhjetëra milion dollarëve. Ne po mundohemi të ndërtojmë një sistem të ri raketor i cili do të ketë kapacitet që në një afat tepër të shkurtër forcat izraelit të kenë mundësi të qëllojnë çdo pikë në Lindjen e Mesme, ka thënë në fjalën e tij ministri i luftës i regjimit sionist. Edhe pse ministri i luftës i regjimit sionist nuk ka dhënë më shumë detaje mbi këtë sistem, mirëpo në luftërat e mëparshme sistemi i ashtuquajtur Kupola e Hekurt ka treguar se nuk funksion përballë veprimeve të rezistencës, edhe pse për të janë shpenzuar me miliona dollarë.