Apeli i Merkel për maqedonasit: Dilni në referendum, mos rrini në shtëpi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i80919-apeli_i_merkel_për_maqedonasit_dilni_në_referendum_mos_rrini_në_shtëpi
Angela Merkel ndodhet sot në një vizitë historike në Maqedoni.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 08, 2018 13:50 Europe/Tirane
  • Apeli i Merkel për maqedonasit: Dilni në referendum, mos rrini në shtëpi

Angela Merkel ndodhet sot në një vizitë historike në Maqedoni.

Vizita e kancelares gjermane vjen në një moment kritik për shtetin fqinj, pasi më 30 shtator votohet në referendum për Marrëveshjen me Greqinë

Merkel u bëri thirrje shtetasve maqedonas që të mos rrinë në shtëpi por të marrin pjesë në referendum.

“Duam të kemi marrëdhënie më të ngushta mes vendeve. Qeveria federale dhe unë jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet tona. Referendumi do të hapë dyert për vendin tuaj që t'ë hyjë në BE dhe NATO. 

Duhet shumë punë, por një parakusht është që referendumi të jetë i  suksesshëm. 30 shtatori është mundësi  historike dhe ju nuk duhet të qëndroni në shtëpi. Shfrytëzoni mundësinë demokratike për të treguar çfarë mendoni' tha Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin maqedonas Zaev”.

Gjatë takimeve të kancelares gjermane me drejtuesit e institucioneve në Shkup, pikërisht rëndësia e suksesit të referendumit do të dominojë agjendën e bisedimeve.

Kancelarja gjerman është takuar disa me kryeministrin Zoran Zaev, në kuadër të disa tubimeve ndërkombëtare.

Në shkurt, kryeministri Zaev është pritur nga Berlin nga zonja Merkel e cila ka inkurajuar dy palët, maqedonase dhe greke që të gjejnë kompromis për emrin. Zaev dhe Merkel janë takuar edhe në kuadër të samitit të NATO-së kur edhe Aleanca i dha ftesën për anëtarësim në NATO.

Angela Merkel është kancelarja e parë gjermane që viziton Maqedoninë, pas vizitës së shkurtër të kancelarit, Gerhard Shreder në vitin 1999 për shkak të krizës në Kosovë. /REL/