Trump falënderon Iranin!
https://parstoday.ir/sq/news/daily_news-i173494-trump_falënderon_iranin!
Pars Today - Presidenti i SHBA-së, në një fjalim të enjten, falënderoi Iranin për mbështetjen e treguar për planin e paqes në Gaza.
(last modified 2025-10-10T07:32:23+00:00 )
Tetor 10, 2025 09:30 Europe/Tirane
  • Trump falënderon Iranin!
    Trump falënderon Iranin!

Pars Today - Presidenti i SHBA-së, në një fjalim të enjten, falënderoi Iranin për mbështetjen e treguar për planin e paqes në Gaza.

Presidenti amerikan Donald Trump, të enjten, në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez Alexander Stubb, duke iu referuar faktit se Teherani mbështet planin e paqes në Gaza, tha: “Faleminderit, Teheran!”

Në vijim, Trump, në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me mundësinë që populli i Gazës të largohet nga ky rrip sipas planit të paqes, tha: “Askush nuk do të detyrohet të largohet që andej, dhe është pikërisht e kundërta; ky plan paqeje është i mrekullueshëm dhe të gjithë e mbështesin këtë plan”.

Në përgjigje të pyetjes "A do të vazhdoni të rrisni presionin për një marrëveshje në Ukrainë?", presidenti amerikan gjithashtu tha: “Po, dhe Amerika është duke i shitur NATO-s një sasi të madhe armësh, dhe ky koalicion po i siguron armatime Ukrainës”.