Thaçi ripërsërit, kompromis me Serbinë përmes korrigjimit të kufirit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i81240-thaçi_ripërsërit_kompromis_me_serbinë_përmes_korrigjimit_të_kufirit
Presidenti Hashim Thaçi është i sigurt se Kosova do të marrë njohjen nga Serbia.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 18, 2018 08:20 Europe/Tirane
  • Thaçi ripërsërit, kompromis me Serbinë përmes korrigjimit të kufirit

Presidenti Hashim Thaçi është i sigurt se Kosova do të marrë njohjen nga Serbia.

Deklaratë elektorale e ka quajtur presidenti Thaçi deklarimin e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili tha se njohja e Kosovës nga Serbia është e pamundur dhe mund të ndodhë “kur të bën shelqja rrush”.

“Nuk dëshiroj të komentoj deklaratat elektorale në Serbi, por në Kosovë duhet të fokusohemi në arritjen e marrëveshjes”, ka thënë Thaçi në konferencën për media, raporton KP.

Presidenti thotë se as Serbia nuk mund ta bëj as edhe një hap drejt integrimit evropian, pa marrëveshjen paqësore me Kosovën.

Presidenti nuk e beson që dikush nga spektri politik i Kosovës mund të jetë kundër bashkimit të Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Nuk besoj se dikush nga bartësit e institucioneve janë kundër bashkëngjitjes së territoreve të Luginës së Preshevës”, ka thënë Thaçi.

“Bartësit e institucioneve të Kosovës janë unikë për domosdoshmërinë e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes së Kosovës me Serbinë, që nënkupton njohjen reciproke”, ka thënë presidenti.

Ai tha se marrëveshja në mes palëve mund të arrihet vetëm nëse bëhet kompromis.

Sipas tij, për të realizuar këtë qëllim, kjo mund të arrihet vetëm përmes korrigjimit të kufirit. (Koha.net)