Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e imamit Shefqet Krasniqi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i81611-gjykata_e_apelit_vërteton_pafajësinë_e_imamit_shefqet_krasniqi
Gjykata e Apelit në Prishtinë vërtetoi pafajësinë e Shefqet Krasniqit, ish-imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 01, 2018 11:58 Europe/Tirane
  • Gjykata e Apelit vërteton pafajësinë e imamit Shefqet Krasniqi

Gjykata e Apelit në Prishtinë vërtetoi pafajësinë e Shefqet Krasniqit, ish-imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

Ai është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës në muajin mars të këtij viti.

“Me anë të këtij aktgjykimi, Shefqet Krasniqi është liruar nga akuzat për veprat penale: shtytje për kryerjen e veprave terroriste, nxitje e urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor fetar apo etnik, si dhe për veprën penale shmangie nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

I njëjti sqaron se gjykata ka konstatuar se “aktgjykimi i atakuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale" dhe se "gjendja faktike është vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë" dhe se "nuk ka shkelje të ligjit penal”.