Tërnava rizgjidhet myfti i Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i82407-tërnava_rizgjidhet_myfti_i_kosovës
Naim Tërnava është zgjedhur për herë të katërt në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 27, 2018 11:10 Europe/Tirane
  • Tërnava rizgjidhet myfti i Kosovës

Naim Tërnava është zgjedhur për herë të katërt në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në zgjedhjet e mbajtura në BIK, nga 60 Tërnava mori 52 vota pro për të vazhduar në postin e myftiut.

Kundërkandidat i Tërnavës për postin e udhëheqësit të BIK-ut ishte Reshat Mexhiti.

Për të dy këta kandidatë, ka votuar trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Myftiu i Kosovës ka mandat pesëvjeçar.