Rusia e quan "shqetësuese" situatën në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i83678-rusia_e_quan_shqetësuese_situatën_në_kosovë
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se situata në Ballkan, veçanërisht në Kosovë “është shqetësuese” si dhe ka dënuar rolin “destabilizues” të BE-së dhe NATO, njofton agjensia BETA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2018 16:23 Europe/Tirane
  • Rusia e quan

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se situata në Ballkan, veçanërisht në Kosovë “është shqetësuese” si dhe ka dënuar rolin “destabilizues” të BE-së dhe NATO, njofton agjensia BETA.

“Ne shohim sesi BE-ja dhe NATO-ja po rrisin përpjekjet që ta “gëlltisin” rajonin duke i vënë vendet para dilemës së rrejshme: ose me Moskën ose me Uashingtonin dhe Brukselin” ka thënë Lavrov. Ai theksoi se vendi kryesor për destabilizim mbetet Kosova, pikërisht për shkak të përpjekjeve të autoriteteve të Prishtinës për të formuar ushtrinë. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërkaq plani nuk po gjen mbështetje te vendet tjera anëtare të NATO-s. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, iu bëri thirrje autoriteteve në Prishtinë, të mos vazhdojnë me këtë plan, pasi mund të përballen me pasoja.