Vuçiç i drejtohet botës për taksën e vendosur nga Kosova
(last modified Wed, 26 Dec 2018 18:45:33 GMT )
Dhjetor 26, 2018 19:45 Europe/Tirane
  • Vuçiç i drejtohet botës për taksën e vendosur nga Kosova

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç thotë se situata në Kosovë po bëhet më e vështirë, duke apeluar tek “mbarë bota” mbi të gjitha te fuqitë perëndimore, për të kuptuar se taksa e vendosur nga autoritetet kosovare ndikon jo vetëm në interesat e Serbisë, por edhe të popullit serb.

“Do të kalojnë edhe festat dhe është e qartë se ata nuk kanë ndërmend të heqin taksën dhe bota ka në plan të qëndrojë në heshtje", -tha Vuçiç, duke shtuar se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për popullin serb në Kosovë. Ai vuri në dukje se Serbia do të jetë me popullin e saj. “Unë i kërkoj botës, mbi të gjitha fuqive perëndimore, të kuptojnë se këto taksa në thelb nuk ndikojnë vetëm në interesat e Serbisë, por edhe mbi popullin serb në Kosovë”, shtoi ai.