Veseli: Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i84915-veseli_rusia_po_shkon_drejt_njohjes_së_kosovës
Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai ka folur të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 18, 2019 15:54 Europe/Tirane
  • Veseli: Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës

Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai ka folur të premten pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

 “Merreni si diçka pozitive, ne jemi me Amerikën me perëndimorët, e fqinji ynë në veri po tenton të kalojë mirë me perëndimorët. Putini pas një takimi me Thaçin, i ka thënë të njëjtat gjëra edhe pas atij me Vuqiçin, pra Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Shpresojmë shumë që Kosova të bëhet pjesë e OKB-së këtë vit”, tha Veseli, shkruan Rtk. Të enjten në Beograd ka qëndruar presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.