Përfundon takimi i liderëve të koalicionit, asnjëri nuk flasin për media
Janar 30, 2019 15:46 Europe/Tirane
Pas më shumë se dy orëve, takimi i liderëve të partive në pushtet ka përfunduar. y takim është mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës, kurse asnjëri nga liderët e koalicionit nuk ka pranuar të flas para mediave.
I pranishëm në takim ka qenë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli.
Jozyrtarisht është raportuar se temë kryesore e takimit ka qenë taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, e cila ditëve të fundit ka shkaktuar dallime ndërmjet Veselit dhe Haradinajt.
Gjithashtu gjatë ditës është raportuar se këshilltari i presidentit Trump, John Bolton do të telefonojë kryeministrin e Kosovës dhe presidentin Thaçi.
Tags