Përfundon takimi i liderëve të koalicionit, asnjëri nuk flasin për media
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i85262-përfundon_takimi_i_liderëve_të_koalicionit_asnjëri_nuk_flasin_për_media
Pas më shumë se dy orëve, takimi i liderëve të partive në pushtet ka përfunduar. y takim është mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës, kurse asnjëri nga liderët e koalicionit nuk ka pranuar të flas para mediave.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 30, 2019 15:46 Europe/Tirane
  • Përfundon takimi i liderëve të koalicionit, asnjëri nuk flasin për media

Pas më shumë se dy orëve, takimi i liderëve të partive në pushtet ka përfunduar. y takim është mbajtur në objektin e Qeverisë së Kosovës, kurse asnjëri nga liderët e koalicionit nuk ka pranuar të flas para mediave.

I pranishëm në takim ka qenë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, zëvendëskryeministrat, Enver Hoxhaj, Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli. 

Jozyrtarisht është raportuar se temë kryesore e takimit ka qenë taksa e vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, e cila ditëve të fundit ka shkaktuar dallime ndërmjet Veselit dhe Haradinajt.

Gjithashtu gjatë ditës është raportuar se këshilltari i presidentit Trump, John Bolton do të telefonojë kryeministrin e Kosovës dhe presidentin Thaçi.