Haradinaj: Taksa nuk po e izolon Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i86734-haradinaj_taksa_nuk_po_e_izolon_kosovën
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për mediat, tha se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbisë është vendim dhe masë mbrojtëse karshi agresivitetit të Serbisë
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2019 15:26 Europe/Tirane
  • Haradinaj: Taksa nuk po e izolon Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për mediat, tha se tarifa doganore e vendosur ndaj Serbisë është vendim dhe masë mbrojtëse karshi agresivitetit të Serbisë

. Haradinaj thotë se vullneti i Kosovës për dialog nuk është zbehur dhe se sipas ti,j Kosova është e gatshme për dialog çdo herë por pakushte. Ndërkaq, i pyetur nëse taksa po e izolon Kosovën, kryeministri Haradinaj tha se Kosovën nuk mund ta izolojë askush. "Qeveria e Kosovës dhe Kosova është vërtetë e përcaktuar për t’i takuar familjes evropiane dhe ajo që e definon më së miri është përcaktimi i popullit të Kosovës dhe i Qeverisë është euroatlantik. Pra, ne synojmë t’i takojmë familjes evropiane në Unionin Evropian, familjes së NATO-s që i prin Amerika dhe një miqësi me Amerikën. Është popull euroatlantik, nuk mundet askush të na izolojë ne. Mund të ketë mospajtime në ndonjë temë në vazhdimësi dhe është normale që të kemi mospajtime, sepse edhe në familje ka të këtilla. Mirëpo, ne jemi popull euroatlantik dhe s’ka se si të na izolojë askush, kurrë" deklaroi kryeministri i Kosovës.