Ambasadorët, të ‘lodhur’ me pushtetarët në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i86856-ambasadorët_të_lodhur’_me_pushtetarët_në_kosovë
Deklaratat e ambasadorëve të vendeve mike dhe partnere në Kosovë, përmes të cilave tash e sa kohë po kritikojnë institucionet e Kosovës për dukuritë negative si: korrupsioni, keqmenaxhimi i parasë publike, nepotizmi dhe punësimet partiake, nuk janë të pamenduara dhe të papeshuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në Kosovë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2019 15:57 Europe/Tirane
  • Ambasadorët, të ‘lodhur’ me pushtetarët në Kosovë

Deklaratat e ambasadorëve të vendeve mike dhe partnere në Kosovë, përmes të cilave tash e sa kohë po kritikojnë institucionet e Kosovës për dukuritë negative si: korrupsioni, keqmenaxhimi i parasë publike, nepotizmi dhe punësimet partiake, nuk janë të pamenduara dhe të papeshuara, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve në Kosovë.

Për më tepër, sipas tyre, reagimet ndaj këtyre deklaratave, nga zyrtarë të caktuar të institucioneve të larta të Kosovës, janë të pamatura dhe rrezikojnë raportet mjaft të mira të Kosovës me vendet mike të saj. Ambasadori i Zvicrës në Prishtinë, Jean-Hubert Lebet, gjatë përurimit të sistemit të ujësjellësit që lidh 10 fshatra të Komunës së Skenderajt, projekt ky i financuar nga shteti i tij, të mërkurën ka thënë se “nuk është normale që Qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin” ndërkohë që sipas tij, “nëse ruhen paratë dhe nuk financohen veteranët e rrejshëm, do të mund të ndërtoheshin më shumë se një ujësjellës”. Ministri i Infrastrukturës i Qeverisë së Kosovës, Pal Lekaj, të enjten, në një emision televiziv vendor, ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit zviceran, duke thënë se sikur të ishte ai që merr vendime, do ta kishte dërguar ambasadorin zviceran në shtëpi. Në përkrahje të ambasadorit zviceran ka dalë ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O’Connell. Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, të premten, ai ka theksuar se ambasadori zviceran e ka thënë atë që të gjithë e mendojnë. Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Shabert, përmes një shkrimi në Twitter, ka thënën se “Ambasada e Francës e mbështetë plotësisht ambasadorin e Zvicrës”, duke shtuar se “korrupsioni dhe nepotizmi janë plagë për Kosovën”.