Ushtarët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, Vuçiq: Ishte një provokim i planifikuar
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i86970-ushtarët_shqiptarë_në_mitrovicën_e_veriut_vuçiq_ishte_një_provokim_i_planifikuar
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth qëndrimit në veri të Kosovës të disa ushtarëve shqiptarë të KFOR-it. I pari i shtetit serb ka pohuar se kjo gjë është bërë me qëllim që frikësohen serbët dhe të provokojnë Serbinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 05, 2019 16:54 Europe/Tirane
  • Ushtarët shqiptarë në Mitrovicën e Veriut, Vuçiq: Ishte një provokim i planifikuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur rreth qëndrimit në veri të Kosovës të disa ushtarëve shqiptarë të KFOR-it. I pari i shtetit serb ka pohuar se kjo gjë është bërë me qëllim që frikësohen serbët dhe të provokojnë Serbinë.

 “Kjo duhet të jetë një tregues i qartë për NATO-n dhe KFOR-in se duhet pasur kujdesur për gjëra të tilla. Nëse tashmë i bëni ushtarët shqiptarë si pjesë të NATO-s, atëherë dërgojini në Xërxe apo Gjakovë dhe jo në Mitrovicën e Veriut”, tha Vuçiq. Ai vuri në dukje se kjo ishte e qëllimshme dhe e planifikuar shumë mirë, por nëse KFOR-i nuk e kryen punën e vetë, atëherë ka kush e bën. “Është logjike që e gjithë kjo ka sjellë shqetësime në mesin e qytetarëve. E gjithë kjo është planifikuar në mënyrë që serbët të kenë frikë, por nuk do të ketë pasoja serioze dhe njerëzit nuk duhet të shqetësohen. Nëse KFOR-i nuk e bën punën e vet, ka kush e kryen”, tha Vuçiq. Por sipas komunikatës së KFOR-it, nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe frikë. “Këtyre ditëve, një grup oficerëve të NATO-së, të shoqëruar nga KFOR-i, po zhvillon një aktivitet zbulimi nëpër Kosovë. Ata oficerë janë nga shtetet e ndryshme të NATO-së, përfshirë Shqipërinë. Aktiviteti përfshinë vizita nëpër vende të ndryshme në Kosovë, duke përfshirë Mitrovicën dhe lokacione tjera në veri. Ky nuk është provokim, por është një aktivitet i përbashkët i NATO-së, dhe prania e 4 oficerëve shqiptarë nuk duhet ta habisë askënd pasi që Shqipëria është anëtare e NATO-së tani e 10 vjet. Për më tepër, duhet të dihet se Shqipëria gjithashtu kontribuon në misionin e KFOR-it”, thuhet në njoftim.