Trafikim të drogës dhe qenieve njerëzore në Europë, çmontohet banda kriminale
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i86984-trafikim_të_drogës_dhe_qenieve_njerëzore_në_europë_çmontohet_banda_kriminale
Zbulohet grupi i rrezikshëm shqiptar që vepronte në të gjithë Evropën në trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Më 3, 4 dhe 5 prill, Drejtoria Investigative Anti-Mafia (DIA) bashkëpunoi në fazën përfundimtare të një hetimi gjithëpërfshirës kundër drogës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 06, 2019 07:35 Europe/Tirane
  • Trafikim të drogës dhe qenieve njerëzore në Europë, çmontohet banda kriminale

Zbulohet grupi i rrezikshëm shqiptar që vepronte në të gjithë Evropën në trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Më 3, 4 dhe 5 prill, Drejtoria Investigative Anti-Mafia (DIA) bashkëpunoi në fazën përfundimtare të një hetimi gjithëpërfshirës kundër drogës.

61 urdhra arresti ndërkombëtar u realizuan paralelisht në Belgjikë, Holandë dhe Francë kundër grupit të rrezikshëm shqiptar. Ai vepronte në të gjithë Evropën dhe përfshihej në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe trafikimin e qenieve njerëzore. DIA ka mbështetur të gjitha fazat e hetimeve përmes Rrjetit Operativ Antimafia, projekti i bashkëpunimit hetimor midis forcave policore evropiane, nga të cilat DIA është Drejtues i Projektit.

Në operacion kanë marrë pjesë 600 forca policie. Burime për Top Channel bëjnë me dijes se Policia Shqiptare ka bashkëpunuar me DIA-n, duke dhënë informacione për personat me origjinë shqiptare. Nga të dhënat paraprake mësohet se në grupin kriminal, 9 prej të arrestuarve janë italianë. Ndërkohë, në Belgjikë është arrestuar një shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia. Emrat e të arrestuarve ende nuk janë bërë të ditur dhe se deri më tani bëhet fjalë për të dhëna paraprake.