Prania e madhe e Iranit në panairin e librit në Sarajevë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i87378-prania_e_madhe_e_iranit_në_panairin_e_librit_në_sarajevë
Prania e madhe e Republikës Islamike të Iranit në sesionin e 31-të të panairit ndërkombëtar të librit në Sarajevë është pritur në nivel të gjerë nga dashamirësit e librit dhe publiku në përgjithësi.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 21, 2019 10:31 Europe/Tirane
  • Prania e madhe e Iranit në panairin e librit në Sarajevë

Prania e madhe e Republikës Islamike të Iranit në sesionin e 31-të të panairit ndërkombëtar të librit në Sarajevë është pritur në nivel të gjerë nga dashamirësit e librit dhe publiku në përgjithësi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahmud Hejdari, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Bosnjë dhe Hercegovinë, ditën e shtunë ka zhvilluar një vizitë në panairin ndërkombëtar të librit në Sarajeve dhe ka vizituar pavijonin e fondacionit “Mola Sadra” të Iranit dhe nga afër është njohur me veprat e reja të publikuara në fusha të ndryshme.

Mahmud Hejdari duke vlerësuar lartë përpjekjet e bëra nga konsullata kulturore, fondacioni “Mola Sodra” dhe instituti “Ibne Sina” të Iranit dhe praninë aktive të tyre në panairin ndërkombëtar të librit në Sarajevë, deklaroi: “Pasuria qenësore dhe historiku i pranisë së letërsisë persiane dhe kulturës iraniane-islame në Bosnjë dhe Hercegovinë, është një prej arsyeve të interesimit të madh të popullit të këtij vendi për letërsinë dhe kulturën iraniane”.

Ibrahim Spahiç, shefi i bordit drejtues për organizimin e panairit ndërkombëtar të librit në Sarajevë, në takimin që zhvilloi me Mahmud Hejdari, vlerësoi lartë praninë e vazhdueshme të Iranit në këtë panair të librit në Sarajevë.