Irani dhe Maqedonia shqyrtojnë rrugën për bashkëpunim turistik
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Maqedoni dhe shefi i dhomës së turizmit të Maqedonisë në një takim të zhvilluar në Shkup kanë shqyrtuar rrugët për zhvillimin e turizmit mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejni Kerimi ditën e mërkurë në takim me Kasim Shaqiri dhe përfaqësuesit e disa kompanive turistike të Maqedonisë, deklaroi se qëllimi i organizimit të këtij takimi është prezantimi dhe njohja e potencialeve të larta për turizëm të Iran dhe shqyrtimi i rrugëve për zgjerimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në këtë sektor.
Ai deklaroi se turizmi iranian përfshinë tre sektorë, turizmin natyror, kulturor dhe historik ndërsa ftoi të pranishmit që të mos humbin rastin për zhvillimin e bashkëpunimin me Iranin dhe me një vështrim të ri të shtojnë aktivitetin e tyre në këtë drejtim.
Karimi gjithashtu në këtë takim ka thënë se pjesëmarrja e kompanive maqedonase në panairet e turizmit siç është panairi i turizmit në Esfahan, konsiderohet një metodë e përshtatshme për forcimin e bashkëpunimeve mes të dy vendeve në këtë drejtim.