Maduro në prag të ndryshimeve në qeveri
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i89147-maduro_në_prag_të_ndryshimeve_në_qeveri
Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore për 61 kryetarët e bashkive. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 30, 2019 03:11 Europe/Tirane
  • Maduro në prag të ndryshimeve në qeveri

Sot në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore për 61 kryetarët e bashkive. Në këto 30 vite këto janë zgjedhjet e para ku opozita më e madhe në vend nuk merr pjesë.

30 qershori është shoqëruar me debate dhe përplasje të ashpra mes palëve, qeverisë, opozitës, Presidentit, por edhe ndërkombëtarëve, që kanë mbajtur qëndrime të forta dhe kanë mbështetur që zgjedhjet te zhvillohen sot, pavarësisht se Kreu i Shtetit ka dekretuar një ditë tjetër, 13 tetorin për zgjedhjet lokale në konsultime vetëm me partitë e opozitës, pasi Kryeministri Rama nuk i shkoi në takim. E gjithë kjo përplasje u zhvillua në një monitorim të rreptë ndërkombëtar dhe ishte ndërhyrja energjike e amerikaneve, e cila ndali dhunën. 111 gazetarë, kameramanë ndodhen aktualisht të shpërndarë në gjithë Shqipërinë për të ndjekur këtë proces. Ndërsa këtu në Top Channel puna ka nisur ende pa lindur dita. Pak minuta para nisjes së orarit zyrtar të votimit, zëvendës kryeministri Erion Braçe ka shkuar për të dhënë votën e tij. Pas  hedhjes së votës në kutinë e votimit, Braçe i ftoi të gjithë qytetarët që të votojnë herët për të shmangur vapën dhe radhën. Mua më duhet të ndjek edhe Divjakën dhe gjysmën e Lushnjes. Është edhe freski në këtë orë. I ftoj që të gjithë që të bëjënë të njëjtën gjë. Të zgjedhin mëngjesin dhe të shkojnë në punët e tyre. Zgjedhje ka, zgjedhje po bëhen. Janë në datën dhe orën e caktuar. I pyetur nga gazetarët nëse i delegjitimon zgjedhjet një pjesëmarrje e ultët e qytetarëve, Braçe u përgjigj “Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Në rast se procesi nuk administrohet mirë nga të gjithë njerëzit që janë këtu. Ju bëj thirrje komisionerëve të zbatojnë ligjin. Komisioneret duhet të jenë në lartësinë e detyrës. Ta ndalojnë votimin familjar, ka thënë Brace.

 

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda: 12 procedime dhe 75 të arrestuar për krimet zgjedhore

Vetëm disa orë përpara nisjes së procesit zgjedhor për zgjedhet lokale të 2019, Prokuroria ka bërë të ditur, se në të gjithë vendin janë regjishtruar 12 procedime, prej të cilave 75 persona janë arresuar ose janë ndaluar.

Në Elbasan janë regjistruar 2 procedime penale, ku si pasojë 7 persona janë arrestuar për veprat Penale të Organizimit dhe pjesmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, pengim i subjekteve zgjedhore si dhe pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit. Po në Elbasan, për thirrje publike për vepra të dhuneshme, është vendosur nën hetim 1 person. Në Shkodër janë regjistruar 3 procedime penale për veprat penale që prekin zgjedhjet. 5 persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë ndaluar në iniciative, për veprën penale të shkatërrimit me zjarr të pronës dhe atë të kundërshtimit të punonjësit të policisë. Për 4 prej të arrestaurve është dhënë masa e sigurisë arrest me burg, për dy të tjerë, arrest shtëpie dhe për një tjetër masa detyrim paraqitjeje. Ndërkohë për veprat penale Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore dhe Kundërshtim i Punonjësit të policisë së Rendit Publik, janë arrestuar 14 persona, për të cilët ende nuk është dhënë masa e sigurisë. Edhe në Tiranë, për veprën penale të Dëmtimit me dashje të materialit zgjedhor janë arrestaur në flagrancë 3 persona. Për të njëjtën vepër penale si dhe për atë të Kundërsshtimit të policisë dhe organizimin e pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, në Tropojë janë arresutar në flagrancë 7 persona, ndërsa 2 të tjerë janë ndaluar. Për tre prej të arrestuarve është dhënë masa e sigurisë arrest me burg me afat 20 ditor, për 3 të tjerë masa e sigurisë arrest shtëpie dhe detyrim paraqitjeje për tre nga 7 personat e arrestuar. Edhe në Mat për vepra penale që pengojnë zgjdjet janë arrestuar 10 persona, për dy prej të cilëve gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg, për katë arrest shtëpie dhe për 4 të tjerët detyrim paraiqitjeje në policine gjyqësore. Ndërkohë në Kavajë, prokuroria ka regjistruar një procedim për veprat penale, shkatërrim i pronës, Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme, si dhe për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë. Për këto vepra penale janë arrestuar 8 persona, për katër prejt të cilëve është dhënë masa arrest me burg, dy janë lënë në arrest shtëpie e për dy të tjerë është dhënë masa e sigurisë Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. Edhe në Pogradec për veprën penale Pengim i Zgjedhjeve janë arrestuar dy persona, për të cilët gjykata ende nuk ka dhënë masën e sigurisë. Një procedim penal ka rregjistruar edhe Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, në ngarkim të 12 personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale Dëmtim me Dashje i materialit zgjedhor dhe kundërshtim të policisë së rendit Publik. Për të 12 të arrestuarit ende nuk është dhënë masa e sigurisë nga gjykata. Edhe në Fier nuk kanë munguar arrestimet për vepra penale që prekin zgjedhjet. 3 persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim për veprën penale të Dëmtimit me dashje të materialit zgjedhor.