Vulinit i është ndaluar hyrja në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i89406-vulinit_i_është_ndaluar_hyrja_në_kosovë
Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 10, 2019 16:39 Europe/Tirane
  • Vulinit i është ndaluar hyrja në Kosovë

Autoritetet e Kosovës i kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Lajmin e ka konfirmuar Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm të Kosovës. Sipas tij, kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”. “Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zyberaj. Zyrtari i qeverisë se Kosovës vlerëson se, vet kërkesa për të vizituar Kosovën është provokim, pasi “qeveria e Serbisë e di se çdo lloj vizite në Kosovë është e ndaluar për Ministrin e Mbrojtjes”. Ende nuk ka ndonjë koment nga qeveria e Serbisë lidhur me këtë rast. Ndalesa ndaj Vulinit është konfirmuar  edhe nga ministria e Mbrojtjes e Serbisë. Mediat serbe bëjnë të ditur se, Vulin dhe një delegacion i ushtrisë serbe, kishin në plan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut. Institucionet e Kosovës, kohë më parë, kanë përpiluar një listë të personave të padëshiruar nga Serbia të cilëve u është ndaluar hyrja në Kosovë. Lista që Ministria e Jashtme e Kosovës ka me emrat e personave që nuk mund të hyjnë në Kosovës, fillon me emrin politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pasuar nga Lubusha Divkoviq, ish-gjeneral i Armatës serbe, pastaj ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë, deri te kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e të tjerë.