Ushtria e Serbisë po armatoset në të gjitha segmentet e saj
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i89752-ushtria_e_serbisë_po_armatoset_në_të_gjitha_segmentet_e_saj
Njësitë speciale të Serbisë janë të gatshme dhe të trajnuara për t’iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve të sigurisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 24, 2019 16:52 Europe/Tirane
  • Ushtria e Serbisë po armatoset në të gjitha segmentet e saj

Njësitë speciale të Serbisë janë të gatshme dhe të trajnuara për t’iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve të sigurisë.

Kështu tha sot ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin gjatë vizitës që i bëri Batalionit 63 të Parashutistëve  të Brigadës së Posaçme në Kazermën e Nishit. Pasi vizitoi stërvitjet, ministri serb vuri në dukje se Ushtria e Serbisë po përgatitet, armatoset dhe po fuqizohet në të gjitha segmentet e saja. “Brigada jonë speciale është një nga pjesët më të rëndësishme të ushtrisë dhe ajo e cila duhet të përgjigjet ndaj goditjeve dhe t’iu kundërpërgjigjet kërcënimeve terroriste, por edhe për të ruajtur njerëzit tanë kudo që është e nevojshme”, tha Vulin. Siç tha ai, Ushtria e Serbisë, në përputhje me urdhrat dhe udhëzimet e Komandantit Suprem, presidentit Aleksandar Vuçiq, i kushton vëmendje sidomos njësive speciale.