Presidenti çek: "Nuk më pëlqen Kosova"
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i90843-presidenti_çek_nuk_më_pëlqen_kosova
Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se "nuk i pëlqen" Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes në Beograd të martën.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 11, 2019 03:53 Europe/Tirane
  • Presidenti çek:

Presidenti çek Milos Zeman u dëgjua duke thënë se "nuk i pëlqen" Kosova, ndërsa takohej me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç pas mbërritjes në Beograd të martën.

Zeman ndodhet në Serbi për një vizitë dy-ditore që pritet të përqendrohet në përmirësimin e lidhjeve tregtare midis dy vendeve. Ai i tha zotit Vuçiç në aeroportin e Beogradit se "më pëlqen Serbia dhe populli serb", duke shtuar më pas me zë të ulët: "dhe nuk më pëlqen Kosova". Serbia nuk e njeh deklaratën e pavarësisë së Kosovës, por Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të Bashkimit Evropian që e kanë njohur Kosovën. Vuçiç nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj "faleminderit shumë". Më vonë ata morën pjesë në një ceremoni për vendosjen e kurorës në Monumentin e Mbrojtësve të Beogradit 1914-1918.