Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i90938-ndarja_e_kosovës_ekziston_vetëm_në_ëndrrat_e_kremlinit_dhe_beogradit
Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe se ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 14, 2019 16:45 Europe/Tirane
  • Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe se ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit.

Këtë reagim, Pacolli e ka bërë në Twitter, duke theksuar se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë kurrë. “Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë, është agresioni në ish-regjionet e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruar Pacolli në Twitter. Reagimi i Pacollit vjen pas deklaratave të ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan-Harhenko, se ndarja e Kosovës nuk përbën precedent ndërkombëtar.