NATO reagon ndaj stërvitjeve ushtarake Serbi-Rusi
(last modified Sun, 27 Oct 2019 19:32:25 GMT )
Tetor 27, 2019 20:32 Europe/Tirane
  • NATO reagon ndaj stërvitjeve ushtarake Serbi-Rusi

Rusia tha se sistemi S-400 dhe ai Pantsir-S po marrin pjesë në ushtrimet “Mburoja Sllave 2019”, që Moska po zhvillon me Beogradin zyrtar, me qëllim që të testojë aftësitë mbrojtëse ajrore të të dyja vendeve.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se sistemet tokë-ajër janë vendosur në bazën në Batajnicë, që gjendet në periferi të Beogradit. Është hera e parë që sistemet S-400 dhe Pantsir-S marrin pjesë në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, tha ministria.Në një deklaratë për mediat, zyra për media e NATO-s tha se aleanca dhe Serbia “janë partnerë dhe ne respektojmë të drejtën e Serbisë që të ndërmarrë vendime sovrane lidhur me stërvitjet që kryen në territorin e saj”.“Kjo është një çështje që i përket Serbisë dhe Rusisë” thuhet në deklaratën e NATO-s, ku theksohet se “Serbia është partner i NATO-s” dhe se vendet e Ballkanit “kanë një marrëdhënie të mirë dhe produktive” me aleancën Perëndimore. Sistemi S-400 do të kthehet në Rusi pasi të përfundojnë stërvitjet më 29 tetor. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se sistemi Pantsir do të blihet nga qeveria e tij. Serbia ka marrëdhënie të mira politike dhe ekonomike me Rusinë, pavarësisht se thotë se qëllimi i saj është t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Beogradi është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s.

 

Tags