Konjufca zgjidhet kryeparlamentar i Kosovës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i93510-konjufca_zgjidhet_kryeparlamentar_i_kosovës
Pas betimit të deputetëve, është kërkuar propozimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit nga radhët e LVV-së. Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha para deputetëve se kandidati për kryetar të Kuvendit nga radhët e tyre është deputeti Glauk Konjufca.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 26, 2019 18:03 Europe/Tirane
  • Konjufca zgjidhet kryeparlamentar i Kosovës

Pas betimit të deputetëve, është kërkuar propozimi i kandidatit për kryetar të Kuvendit nga radhët e LVV-së. Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha para deputetëve se kandidati për kryetar të Kuvendit nga radhët e tyre është deputeti Glauk Konjufca.

Pas propozimit nga Albin Kurti, drejtuesi i seancës e ka hedhur në votim, ku me 75 vota për, Konjufca u zgjedh kryetar i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e shtatë. Pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës dhe betimit të deputetëve për legjislaturën e shtatë të Kuvendit, kryetari i ri i sapo zgjedhur, Glauk Konjufca ka folur para deputetëve. Në fjalën e tij ai është zotuar se Kryesia e re e Kuvendit do t’i kryejnë detyrat sipas ligjeve. “Faleminderit që e themeluat legjislaturën e shtatë të Kuvendit, faleminderit që na e besuat këtë detyrë të rëndësishme. Ju garantojmë se si kryesi e kuvendit të Kosovës, që do ti kryejmë detyrat tona ashtu siç kërkohet me shumë nder sipas ligjeve dhe kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Konjufca. Presidenti Hashim Thaçi ka uruar në facebook deputetët e Legjislaturës së Shtatë për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Thaçi ka thënë se, Kosova ka shumë sfida përpara dhe deputetët e ardhëm duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve. “Republika e Kosovës ka sfida të shumta përpara, që kërkojnë nivel të lartë të përgjegjësisë për t’i tejkaluar, prandaj të gjithë të zgjedhurit e popullit duhet t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.