Kryeministri Kurti paralajmërohet nga paraardhësi I tij
Kryeministri Kurti paralajmërohet nga paraardhësi I tij
Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeminsitri aktual i Kosovës, Albin Kurti, duhej t’i ftonte grupet e punës të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe të Transportit Rrugor, në mënyrë që ai të mos i turpëronte vendin dhe institucionet, duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Ai gjithashtu tha se, deklarata e Kurtit i ka dëshpëruar SHBA-të.
Haradinaj përmes një statusi në rrjetet sociale tregon se, më 30 janar, kishte ftuar z. Xhemajli dhe z. Qupevaj, që t’i informojë rreth marrëveshjes që do të nënshkruhej nga ta me ndërmjetësimin e Ambasadorit Grenell.“Kjo fotografi, është bërë më datë 30 janar 2020. Të nderuar qytetarë si Kryeministër i vendit, dy javë më herët kam ftuar në takim grupet punuese të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës dhe atë të Transportit Rrugor, respektivisht zyrtarët e Ministrisë Z. Xhemajli, dhe Z. Qupevaj, për t’u informuar rreth letrës së qëllimit për hekurudhat me Serbinë, e që është ndërmjetësuar nga Ambasadori Grenell. Kam kërkuar nga ata, që të jenë vigjilent dhe mos të negociojnë e as të diskutojnë asgjë që bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, shkruan Haradinaj.Ai tha se Kurti duhej të vepronte njëlloj në mënyrë që, të mos ta turpëronte vendin, duke thënë se nuk ka qenë i informuar rreth marrëveshjes që u nënshkrua të dje. Haradinaj thekson se, deklarata e Kurtit i ka dëshpëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Këtë gjë, është dashur ta bëjë edhe Kryeministri Kurti, në mënyrë që mos ta turpërojë vendin dhe institucionet duke thënë se nuk ka qenë i informuar. Kjo deklaratë, dëshpron edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke dhënë indikacione se nuk jemi unik ndaj përkrahjes së tyre. RH”, ka shkruar Haradinaj.
Mungesa e punwsimit, opozita akzuon Ramwn
Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ditën e sotme ka mbledhur në qytetin e Fierit mbështetësit e partisë që ajo drejton.
Në këtë mbledhje, Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë dhe kryeministri Rama, duke i kujtuar këtij të fundit edhe premtimet elektorale. Sipas Kryemadhit Rama ka bërë që shumë të rinj dhe të reja të largohen nga Shqipëria. Ajo e ka konsideruar kryeministrin Rama si ‘vrasës’ i punësimit.“Në xhepat tuaj paksohen paratë dhe shtohen faturat e larta, energjisë ujit dhe tkasat e bashkisë. Rriten faturat e kopshtit të fëmijëve. Kjo ka sjellë që shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Bashkë me varfërinë dhe me mungesën e shërbimeve, shqiptarët u shtohet edhe malli për fëmijët e tyre. Është rritur me 22% emigrimit. Ata janë shkolluar por largohen se s’kan mundësi pune. Ishim në SHBA ku u takuam me të rinj e të reja. Ata donin të ktheheshin sa më shpejtë. Ajo që donin të ktheheshin sa më shpejt. Edi Rama është një vrasës i punësimit. Vetem vitin kaluar emigracioni u rrit me 22%. ” tha Kryemadhi.Ndër të tjera ajo ka shtuar se nëse në Shqipëri nuk veprohet për ndryshim rrezikon që të mbetet një vend i varfër. Ajo ka shtar se një pjsë e dajit i përket edhe opozitës e cila nuk veproi.“Rama nuk hapi 300 mije vende pune. Por i largoi. Nuk hapi 300 mije vende pune Dhe rrogat nuk i rriti. Edi Rama një ‘vrasës’ i punësimit dhe sidomos i punësimit të të rinjve. Ajo që ndjejmë çdo ditë është që të rinjtë besojnë te LSI Ndjehemi krenare qe rinia beson tek LSI, sepse ne i kemi dhënë mundësi të rinjve. Edi Rama po e çon Shqipërinë drejt plakjes. Ata fajësonin politikën. Ne kemi faj, pasi nuk ja kemi kujtuar Ramës 300 mijë vendet e punës. Ai jo vetëm që nuk hapi aq, por mbylli vende pune, biznese, dhe la në rrguë familje duke rritur madje edhe kostot, çmimet edhe taksat.” tha Kryemadhi.