Thaçi: Kurti po tregohet frikacak dhe i paaftë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95428-thaçi_kurti_po_tregohet_frikacak_dhe_i_paaftë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite që ka bërë sot në Prizren, ka komentuar vonesat që kryeministri Albin Kurti po bën karshi thirrjeve të SHBA-së për largimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 11, 2020 16:38 Europe/Tirane
  • Thaçi: Kurti po tregohet frikacak dhe i paaftë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një vizite që ka bërë sot në Prizren, ka komentuar vonesat që kryeministri Albin Kurti po bën karshi thirrjeve të SHBA-së për largimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

Ai deklaroi se këto vonesa i sjellin shumë dëm shtetit të Kosovës dhe partneritetit me SHBA-të. Thaçi theksoi se Kurti është frikacak dhe i paaftë për shkak se nuk ka guxim as të heq tarifën e as të vendos reciprocitet. “Vonesa për të marr vendime të drejta të prera dhe të qarta nga kryeministri nuk i ndihmon shëndetit dhe vet shtetit të Kosovës dhe natyrisht që ne nuk do të lejojmë të cenohet partneriteti strategjik me SHBA-të, zotëri Kurti po tregohet edhe frikacak edhe i paaftë as nuk është që e heq tarifën e as nuk është që po guxon dhe po tregohet i aftë me vendos reciprocitet”, u shpreh Thaçi.