Greqia në Karantinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i95689-greqia_në_karantinë
Greqia prej ditës së hënë ka vendosur karantinë të plotë duke ndaluar totalisht qarkullimin e njerëzve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 23, 2020 11:28 Europe/Tirane
  • Greqia në Karantinë

Greqia prej ditës së hënë ka vendosur karantinë të plotë duke ndaluar totalisht qarkullimin e njerëzve.

Sipas një njoftimi të agjencisë Reuters së lajmeve, kryeministria greke ka njoftuar se ndalimi i qarkullimit është veprimi i fundit për tu përballur me virin korona dhe karantimi duhet zbatuar me shpejtësi. Ne duhet të ruajmë interesat e përbashkëta dhe shëndetin e njerëzve, ka thënë kryeministria greke. Ditën e dielë në Greqi janë regjistruar 94 raste të reja të njerëzve të prekur nga virusi korona. Numri i përgjithshëm i të prekurve nga virusi korona në Greqi arrin në 624 njerëz prej të cilëve 15 kanë humbur jetën. Sipas masave të marra nga qeveria greke, të drejtë qarkullimi në rrugë do të kenë vetëm ata persona që shkojnë në punë, ose shkojnë për të blerë ushqime dhe medikamente. Tubimet në më shumë se 10 njerëz në Greqi është e ndaluar ndërsa të gjitha hotelet në Greqi janë mbyllur deri më 30 prill. Kjo është në kohën kur disa shtetas grek për t’i shpëtuar virusit korona kanë marrë vendim të largohen nga qytetet në drejtim të fshatrave, pa marrë parasysh rrezikun e përhapjes së virusit edhe në zona të tjera. Pikërisht kjo e ka detyruar qeverinë greke që të mbyllë dhe të ndalojë qarkullimin.

Italia vazhdon me statistika të rënduara